Pas Durrësit, Shkodrës dhe Lezhës, RENEA zbarkon dhe në Elbasan

Mbrëmjen e sotme RENEA ka zhvilluar një aksion në Durrës, Shkodër dhe Lezhë për kapjen e autorëve të atetntatit të një dite më parë në Lushnjë dhe gjurmimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, atyre që lëvizin të armatosur, apo dhe të dyshuarve apo autorëve të ngjarjeve kriminale.

Burime bëjnë me dije se gjithashtu dy grupe të forcave RENEA kanë zbarkuar edhe në Elbasan.

Mësohet se ata po zhvillojnë kontrolle të befasishme në pjesë të ndryshme të qytetit dhe në biznese provate.

Deri më tani janë kontrolluar 20 lokale, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar apo nëse janë sekuestruar sende të jashtëligjshme.

RENEA ka zbarkuar në qytet me makina pa logo.

Kjo është hera e dytë brenda dy muajve të fundit që RENEA zbarkon në këtë formë, me mjete të paloguara dhe befasisht, në Elbasan./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 22:57