Personi që u vra në Dubravë kishte policë që i shërbenin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Arben Dekaj, është personi i gjetur i vdekur në mes të fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut.

Dekaj, i moshës rreth 30 vjeçare sipas burimeve është gjetur i qëlluar me disa plumba.

I ndjeri mësohet se ka qenë shumë i afërt me Policinë e rajonit të Istogut.

Mësohet se Dekaj kishte transportuar kosovarë në Suboticë, duke iu marr të njëjtëve kështu para të gatshme.

Bëhet e ditur se Dekaj ka qenë i ngarkuar me disa vepra penale. Mirëpo, burime tona thonë se ai për të mos u arrestuar, iu blente policëve vetura të shtrenjta, telefona e gjëra të tjera me vlerë.

Ai madje për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që të fitojë pasuri shumë të madhe duke lenë pas vetes makina super-luksoze,raporton indeksonlie.

Ndërkohë, rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Shtuar më 16/09/2018, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori