Personat me aftësi të kufizuar vuajnë për trajtime shëndetsore
Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk i marrin të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore për trajtimin e tyre, pasi shërbimet e tilla nuk ofrohen në vend. Për me keq, shumë prej trajtimeve shëndetësore nëpër institucionet publike shëndetësore i marrin me pagesë.

Afrim Maliqi, udhëheq i organizatës “Handikos”, se në institucionet publike shëndetësore nuk ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore për personat me aftësi të kufizuara, prandaj në mungesë të këtyre shërbimeve detyrohen të kërkojnë shërim në shtetet tjera,raporton zeri.

“Sa i përket shërbimeve shëndetësore ato nuk janë të rregulluara për personat me aftësi të kufizuara çfarëdo qofshin ato, në veçanti çështja e rehabilitimit si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Mungojnë shërbimet profesionale rehabilituese, ka mungesë të mjeteve, ka mungesë të profileve të ndryshme mjekësore që të profesionalizohen dhe të avancohen më tutje. Për të gjithë qytetarët ka mungesë të shërbimeve mjekësore”, ka thënë ai.


Shtuar më 03/10/2018, ora 08:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori