Përsëri reagime, Labi do t'i bashkohet Vetëvendosjes?
Lëvizja Vetëvendosje pak më parë, përmes anëtarit të saj, Erzen Vraniqit mohoi se dikush nga ky subjekt të ketë biseduar me deputetin Labinot Tahiri për aderimin e tij në VV.

Por, pavarësisht reagimit të VV-së, Labinot Tahiri vazhdon të insistojë se ka pasur takime-aderim me këtë parti.

Është këshilltari i deputetit të AKR’së, Agim Sinani i cili tha për Gazetën Metro se deklarata e Tahirit për takime-aderim në Vetëvendosje e dhënë dje, qëndron edhe sot.

‘E kemi parë reagimin, por deklarata e Labinot Tahirit e dhënë dje qëndon’, ka thënë Sinani.

Tahiri ka thënë dje se ende s’e ka bërë hapin përfundimtar të kalojë në VV, por që kjo pritet të ndodhë “shumë shpejt”.

E ky i fundit kishte thënë se një prej arsyeve pse ai po e sheh aderimin në VV si të drejtë, është vetë ‘fakti’ që sipas tij emri i Albinit s’përmendet askund për korrupsion dhe përkon me të.

“Jam në negociata, duke diskutuar me disa miq prej VV-së”, ka treguar ai.

“Çështja është që emri i Albinit s’përmendet askund për korrupsion, dhe unë jam person i pakorruptuar, dhe nuk dua ta kem një imazh të tillë në të ardhmen”, ka thënë Tahiri dje gjatë ditës.

Ndërkohë, zyrtari i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, tha sot se askush nga VV, s’ka folur me Tahirin për kalimin e tij në këtë subjekt politik.

“Një fotografi e Albinit me Labinot Tahirin që po qarkullon që dy ditë në Facebook është e vjetër një vit e gjysmë, se daton prej 15 janarit 2017 në Reçak”.

“Dhe, për hir të vërtetës, nuk ka pasur bisedë me Labinot Tahirin askush nga udhëheqja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për aderimin e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.


Shtuar më 27/06/2018, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori