Përplasjet diplomatike minojnë njohjet
Procesi i njohjes së Kosovës po ecën me ritme të ngadalta edhe pse aktiviteti diplomatik i qeverisë së Kosovës kohët e fundit është shtuar ndjeshëm. Ndonëse ekzekutivi i vendit është duke shpenzuar mjete dhe kohë në fushën e lobimit, për tetë muaj të qeverisjes “Thaçi 2”, Republika e Kosovës është njohur vetëm nga gjashtë shtete, shkruan Zëri në numrin e sotëm.

Njohjet, ndërkaq, sipas partive opozitare dhe analistëve, janë duke shkuar në shpërpjesëtim me intensitetin e lobimit, pavarësisht faktit se në këtë fushë është i angazhuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe herë pas here edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja Atifete Jahjaga.

Opozita akuzon se, Prishtina zyrtare po shfaq një joseriozitet në çështjen e lobimit edhe për faktin se në një proces janë të angazhuar gjithë lidershipi, duke shkaktuar përplasje të brendshme diplomatike.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se moskoordinimi i institucioneve mes veti dhe me partnerët ndërkombëtarë janë duke ndikuar drejtpërdrejt në mosshtimin e njohjeve. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2011, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori