"Përplasje fizike LDK-VV në Kuvend", Gashi e mohon
Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, në një përgjigje për xpress ka mohuar që të jetë përfshirë në një incident brenda Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka pasur asnjë incident”, ka thënë Gashi.

Burime nga Lëvizja Vetëvendosje pretendojnë se brenda Kuvendit janë përplasur Arben Gashi dhe Kujtim Shala me deputetin e tyre, Gazmend Gjyshincën.

E gjitha ngjarja sipas tyre thuhet të ketë ndodhur pas një debati të tensionuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadriaj, madje për shkak të tensioneve ishte detyruar që të ndërpriste mbledhjen e Komisionit.

Shtuar më 28/07/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori