Përplasja me deputetin e LDK-së, Vjosa Osmani e padit për kërcënim
Kryetarja e KuvenditKosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se ka hapur rast ndaj deputetit të LDK-së në polici

Sonte gjatë seancës së KuvenditKosovës kur po diskutohej rishikimi i buxhetit për 2020 ka ndodhur një përplasje verbale në mes të kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj.

Pas kësaj përleshje, Vjosa Osmani e shtyu seancën për ditën e hënë kurse ka treguar në Facebook që e ka denoncuar deputetin Ukaj në polici.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.

Shtuar më 11/07/2020, ora 08:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori