Përplasja Haradinaj - Thaçi po e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme
Pëlqej
Mesa duket, kosovarët do të dalin edhe njëherë në zgjedhje.

Për shkak të bllokadës së brendshme politike në Kosovë, po ndalon zbatimi i marrëveshjes me Serbinë.

Kështu shkruan gazeta e përditshme austriake, Der Standard, duke iu referuar situatës politike aktuale në Kosovë.

"Investimit e huaja po bien. Në Kosovë është bllokuar gjithçka, vetëm deputetët vazhdojnë ti marrin pagat e tyre. Ngërçi politik vazhdon të mbetet edhe katër muaj pas zgjedhjeve”, thuhet në artikull.

Gazeta austriake thotë mes tjerash se kriza ka lindur për shkak se Ramush Haradinaj nga AAK-ja kërkon me çdo kusht të bëhet kryeministër i vendit, gjë që kundërshtohet nga kryeministri aktual, Hashim Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori