Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit.

Pak minuta më parë një automjet ka përplasur një këmbësor ndërsa po kalonte tek vizat e bardha. Aksidenti ka ndodhur pranrë rrugës së elbasanit.

Si pasojë e aksidentit djali ka thyer këmbën dhe ka humbur ndjenjat. I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

/AlbEu.com/


Shtuar 13.03.2023 20:22