E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Përmirësohet gjendja shëndetësore e të rinjve që u theren me thikë në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë.

Njëri nga të therurit me thikë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pas ndërhyrje kirurgjike gjendja e tij është përmirësuar, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, Basri Lenjani.

Ai ka konfirmuar se ndaj njërit person ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.
Shtuar më 16/08/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori