Një 57 vjeçar ka
humbur jetën në fshatin Uqë të Istogut gjatë mesditës së sotme pas rrokullisjes së traktorit të tij.
Burime zyrtare nga
policia e Rajonit të Pejës bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në bjeshkët e këtij fshati ku duke kryer punët e tij, 57 vjeçari është aksidentuar duke
humbur jetën.
“Të dielën rreth orës 14:30,
Policia e ka marrë informatën se në bjeshkët e Uqës ka ndodhë një rast ku një person është rrëzuar me traktorin e tij. Njësitet policore së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili e ka konfirmuar vdekjen e një personi të moshës 57-vjeҫare”, bëjnë me dije burime zyrtare.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes për ceremoni të varrimit.
Shtuar më 12/11/2018,
ora 15:44