Sot dita e madhe e Topit të Artë 2022, ku do të mbahet dhe kur do të fillojë ceremonia

Të gjithë sytë do të përqëndrohen në Paris sot në mbrëmje pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022. Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo nga viti kalendarik.

Ceremonia e 66-të e dhënies së Topit të Artë të së hënës do të ketë dhënien e shtatë çmimeve prestigjoze me lojtarët e viteve si për meshkuj ashtu edhe për femra që do të njihen së bashku me trofeun “Kopa” (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç) dhe trofeun “Yashin” (për portierin më të mirë). Do të konfirmohet edhe çmimi “Muller” (sulmuesi më i mirë) së bashk me çmimin “Socrates” që shënon iniciativat më të mira sociale brenda lojës së bashku me çmimin e klubit të vitit.

Çmimet dhe ceremonia e Topit të Artë 2022 do të zhvillohet në “Theatre du Chatelet” në Paris të hënën (17 tetor) dhe do të fillojë në orën 20:30 dhe pritet të zgjasë për rreth tre orë./ h.ll/albeu.com

Fituesit ndër vite të Topit të Artë


Shtuar 17.10.2022 10:03