Përloti botën me fotografinë, ndahet nga jeta ushtari që serbët i masakruan familjen
Serbët nuk kanë bërë masakra vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Një rast i tillë, ku një ushtar boshnjak mbështetet për një peme dhe qan teksa kupton që serbët i kanë vrarë tërë familjen ka bërë xhiron e botës.

Ky ushtar quhet Senad Medanovic dhe ka vdekur dje pas një sëmundje të shkurtër.

Fotografia i përket vitit 1995 dhe është realizuar nga Ron Aviv, në një fshat të Bosnjes ku ishin masakruar 56 persona, mes tyre edhe familja e ushtarit.

Kujtojmë, luftërat jugosllave ishin një seri e lufte në territorin e ish-Jugosllavi në fund të shekullit 20 e cila çoi në shpërbërjen e shteteve jugosllave.

Shtuar më 09/07/2020, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori