Përleshje ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të Vetëvendosjes
Në interpelancën për Rastin Dehari në Kuvendin e Kosovës, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Deputetët e Vetëvendosjes dhe PDK-së kanë qenë afër përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës, gjatë fjalimit të ministres Dhurata Hoxha në foltore.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, pasi ka marrë fjalën, Vetëvendosjen e ka quajtur si parti pro ruse.

Pas kësaj, pati reagime të ashpra të deputetëve të VV-së të cilët, kanë krijuar zhurmë gjë që bëri të ndërpritet fjalimi.

Më pastaj, kryesuesi Xhavit Haliti, ka kërkuar pauzë.

Por e gjithë kjo, krijojë tension gjë që bëri të këtë përplasje mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori