Një vrasje sëhtë regjistruar natën e kaluar në
Prizren. Policia njofton se vrasja ka ndohur në
lagjen “Bajram
Curri” në
Prizren ka ndodhur një përleshje fizike në mes të pesë personave të dyshuar në të cilën janë përdorë armë të zjarrit, mjete të forta dhe thika.
Dyshohet se Alemi Gavazaj nga fshati Zhur, Fadil Dema nga lagjia Tusus dhe viktima Qazim Brahaj nga Arbana, të gjithë nën ndikim të alkoolit kanë shkuar në
Prizren, në
lagjen “Bajram
Curri” për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me të dyshuarin Xhelbrim Xhoxhën. Gjatë rrugës, të njëjtit e marrin me vete edhe Fazli Saramatin (edhe ky i dyshuar) për të ndërmjetësuar. Me të arritur në vendin e ngjarjes plas sherri ngase edhe
Xhelbrimi ishte nën ndikim të alkoolit, raporton Express.
Dyshohet që
Xhelbrimi pasi ishte sulmuar, ka nxjerrë një pistoletë nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të sulmuesve duke e vrarë Qazim Brahën. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012,
ora 12:50