Francezët kundër reformës së pensioneve, nuk i ndalin protestat

Me greva dhe demonstrata sindikatat franceze shprehën për herë të tretë në dy javët e fundit kundërshtimin e tyre ndaj reformës së sistemit të pensioneve në vend të nxitur nga qeveria dhe në veçanti ndaj propozimit për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Lëvizjet e grevës ishin veçanërisht të dukshme në sektorin e transportit, arsimit dhe ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe private. Mitingje dhe demonstrata u zhvilluan përsëri në rreth 200 qytete franceze, me sindikatat e krahut të majtë CGT që vlerësuan numrin e protestuesve në rreth 2 milionë, pak më pak se demonstratat e mëparshme të 29 janarit.

Tubimet e sotme ishin si të mëparshmet dhe në Paris pas përfundimit të marshimit nga sheshi i Operas në sheshin e Bastilës, pati përplasje mes demonstruesve të së majtës ekstreme dhe forcave të policisë. Sindikatat kanë bërë të ditur se të shtunën e ardhshme do të ketë protesta të reja kundër reformave në sistemin e pensioneve, e cila aktualisht është objekt konsultimi në Asamblenë Kombëtare të Francës. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 23:16