Përkujtohet ushtari i UÇK-së që luftoi për shtet të përbashkët shqiptar
Pëlqej
Është kujtuar sot në një akademi përkujtimore luftëtari i tre luftërave çlirimtare për trojet shqiptare, Feriz Llovca.

Ai luftoi me UÇK-në në Kosovë, me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, si dhe u bë edhe pjesë e luftimeve së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai çmoi lart kontributin e Llovcës, duke thënë se ai luftoi për idealet e shenjta të lirisë dhe krijimin e një shteti gjithëshqiptar.

Të pranishëm ishin dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ish-përfaqësuesi i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta si dhe miq e familjar. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori