Përkujtohet heroi i UÇK -së Qenan Rahimi
Në njëmbëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorit Qenan Rahimi, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ngriti një flamur prane varrit të dëshmorit në shenjë nderimi për veprën e tij.


Me këtë rast bashkëluftëtërët e tij, familjarët dhe qytetarë të shumtë, në organizim të Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, i kanë bërë homazhe dëshmorit tek varri i tij duke ngritur një flamur kombëtar, në vendlindjen e tij në fshatin Bushtran të Preshevës, në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së dëshmorit. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori