Përkujtohet greva e minatorëve të Trepçës e vitit 1989
Minatorët e Trepçës kujtojnë sot grevën e urisë të vitit 1989">1989, e cila në atë kohë lëkundi themelet e Jugosllavisë.

Ceremonia qendrore është mbajtur në Stantërg, duke filluar nga ora 11:00, ku është bërë hapja solemne e manifestimit tradicional ‘Java e Minatorëve’.

Ky manifestim bëhet për të përkujtuar fillimin e grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës 25 vjet më parë.

Po ashtu, për nder të Javës së Minatorëve, për tetë ditë me radhë nën simbolikën e ditëve të grevës, janë parashikuar të mbahen veprimtari të ndryshme kulturore, sportive, vizita në familjet e dëshmorëve dhe minatorëve në Mitrovicë, Skenderaj, Kishnicë dhe vende të tjera.

Autoritete të larta shtetërore pritet që të marrin pjesë në manifestimin për nder të minatorëve të Trepçës. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2014, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori