Përkujtohet Fehmi Agani
Fehmi Agani i vrarë 14 vjet më parë nga forcat pushtuese serbe po përkujtohet jo vetëm nga LDK-ja, por edhe nga struktura të tjera në kryeqytet dhe në vend.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarsisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Ai po përkujtohet edhe me një akademi, që në këto momente po zhvillohet në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 14 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori