Përkujtohet 17 vjetori i masakrës në Rogovë të Hasit
Shënohet sot 17 vjetori i masakrës së fshatit Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as civilë të fshatit.

Kujtojmë se nga datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Në këtë masakër dhanë jetën heroikisht Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2016, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori