Përkujtohen të rënët e epopesë së lavdishme të Vrrinit
Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së VrrinitPrizren do të organizohen një sërë aktivitetesh.

Në ditën e parë të aktiviteteve më 1 shtator, në ora 10.00, mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në ora 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja në Shadervan, ndërsa në ora 11.30 mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha”.

Gjatë ditës kurora lulesh do të vendosen edhe te lapidari në fshatrat Kushnin dhe Lez në ora 12.40, derisa në ora 13.15 mbahet gara e pehlivanëve në fshatin Lez.

Edhe në dy ditët në vijim, më 2 dhe 3 shtator, do të vendosen kurora lulesh te lapidarët në Hoqën e Qytetit, Jeshkovë, Lybeqevë, Poslisht dhe Billushë, njofton Këshilli organizativ i OVL UÇK në Prizren.

Ndryshe, gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje ranë 28 pjesëtarë të UÇK-së.
Shtuar më 01/09/2018, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori