Përkujtohen Mon Balaj dhe Arben Xheladini të vrarë gjatë protestave të VV
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja dhe familjarë e qytetarë të Kosovës, sot do të bëjnë homazhe pranë varrëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të cilët u vranë para shtatë vjetësh, nga policia e UNMIK-ut, pasi po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit. Gjatë protestës përveç të vrarëve kishte edhe disa të plagosur.

Askush nuk është dënuar deri tani si përgjegjës për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në në demonstratën e 10 shkurtit 2007.

"Amnesty International" ka përsëritur kërkesën që bashkësia ndërkombëtare në Kosovë t’u sigurojë personave të plagosur dhe familjarëve të personave të vrarë, drejtësi dhe dëmshpërblim të plotë për humbjen dhe lëndimet e tyre.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vrarë gjatë një demonstrate të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, më 10 shkurt 2007. Ata vdiqën kur pjesëtarët e një njësie policore rumune, nën komandën e policisë së UNMIK-ut, qëlluan drejt demonstruesve me plumba gome.

Një hetim i brendshëm i UNMIK-ut, në vitin 2007, konstatoi se shkaku i vdekjes së protestuesve ishte përdorimi i pavend i plumbave të gomës. Por në Kosovë nuk është hapur asnjë hetim i pavarur për vrasjet dhe plagosjet e kryera nga pjestarët e UNMIK. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori