Përkrahësit e ISIS kërcënojnë imamët e Kosovës
Pëlqej
Përkrahasit e ISIS kanë nisur të kërcënojnë imamët e Kosovës.

Thirrjet dhe kërcënimet ndaj hoxhallarëve, pjesë të BIK kanë nisur qëkurse imamët bënë thirrje që të mos shkohet në luftërat e botës, si në Siri.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit me qindra kërcënime i janë bërë Enis Ramës, imam në xhaminë “Isa Beg” të Mitrovicës, kërcënime me heqje koke ia janë bërë edhe Ernes Gogës, vëllai i imamit të Pejës, Enes Goga, shkruan "Zëri".

Policia e Kosovës ka thënë se po vëzhgon çdo aktivitet të këtyre personave që lëshojnë të tilla kërcënime dhe se do të marrë masa kundër tyre./albeu.com/

Shtuar më 03/08/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori