Përkrahësi i Vetëvendosjes shëtit nëpër rrugë me makinën e çuditshme dhe një luan
Një automjet i çuditshëm në
përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje, me
luan përmbi sillet,
nëpër rrugët e Prishtinës.
Që nga dita e djeshme është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt, ndërsa në kryeqytet është duke lëvizur një veturë me
luan përmbi e cila dhe me mbishkrim të VV’së.
Qytetari i cili posedon këtë veturë ditë më parë kishte postuar një foto së bashku me liderin e kësaj partie, Albin Kurtin, fotografinë e të cilit e kishte vendosur në makinë, në
përkrahje të këtij të fundit.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 17:17