Përkeqësohet bilanci, shkon në 3 mijë e 641 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë
Rritja e madhe e rasteve të reja ditore me koronavirus në Kosovë, ka ndikuar edhe në rritjen e numritrasteve aktive në vendin tonë.

Vetëm sot, në Kosovë u konfirmuan gjithësej 514 raste të reja dhe tri viktima.

Njëjtë situata ishte edhe dje, teksa 418 infektime iu shtuan numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus në Kosovë.

E tanimë edhe numri i rasteve aktive është rritur dukshëm, shifër kjo që ka arritur në 3 mijë e 641.

Që nga fillimi e deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar 19 mijë e 842 raste me koronavirus dhe 681 viktima.

Si rrjedhojë e rritjes së numritrasteve, që nga e hëna në Kosovë do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së virusit, të cilat përfshijnë kufizimin e orarit të punës për gastronominë e qendrat tregtare, orarin e qarkullimit për të moshuarit si dhe masa tjera.
Shtuar më 31/10/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori