Përgjimi zbulon veprimet e paligjshme
Kur Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë, zyrën dhe pronat tjera të Nuhi Ukës, kishte vendosur përgjues.Prej 21 marsit të këtij viti hetuesit kanë dëgjuar çdo bisedë që ka zhvilluar ish-kryetari i Gjykatës komunale të Prishtinës që tani punon si avokat. Njëra prej këtyre bisedave është bërë për shkas që atij dhe një të afërmi të klientit të tij, Remzi Potokut, t’i caktohet të premten masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, pas seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Ky veprim i avokatit Nuhi Uka dhe Remzi Potokut, vëllai i Bahri Potokut, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore është cilësuar si frikësim i dëshmitarit dhe pengim i të provuarit.

Uka dyshohet për vepër penale të dënueshme nga dy deri 10 vjet burgim. Nuhi Uka dyshohet se është zbuluar se së bashku me Remzi Potokun kanë ndikuar te një dëshmitare në mënyrë që ajo të ndryshojë deklaratën e saj, shkruan Koha Ditore.


Ky veprim i avokatit Uka dhe i Potokut është cilësuar si frikësim i dëshmitares dhe pengim i të provuarit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori