Punët për organizimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës kanë
filluar në kohën e duhur dhe po shkojnë sipas planit të paraparë. Në mbledhjen e këshillit organizativ të mbajtur sot, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se i gjithë spektri politikë në vend është unik në pjesëmarrjen e organizimit të këtij përvjetori të 17 shkurtit.
“Unë them se përgatitjet nuk kanë
filluar asnjëherë më me kohë dhe në kuptimin më unifikues. Janë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, qoftë në
nivel lokal qoftë ato në
nivel qendror, po ashtu janë, përfaqësues të gjitha partive politike. Ne do të kujdesemi që të jenë prezent të gjithë ata që kanë ndihmuar në pavarësinë e Kosovës”, tha Kuçi.
Kuçi u shpreh se per kete aktivitet do të ketë shpenzime në dy nivele ato në
nivel qendror dhe ato
lokal. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013,
ora 12:40