E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Përgatiten për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve
Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, kanë filluar heshtazi përgatitjet me qëllim që marrëveshja për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve, të gjejë implementim sa më të shpejtë në praktikë.

Ndonëse përgatitjet kanë filluar duke u bërë ristrukturim i stafit policor në EULEX, dhe në Policinë e Kosovës, si dhe trajnime shtesë në shtete të ndryshme për ushtarët që mund të vijnë në Kosovë, në rast se kërkohet ndihmë nga ta, fillimisht nevojitet që të ketë protokoll teknik mes dy shteteve nënshkruese të marrëveshjes, shkruan Zëri.

Domosdoshmërinë e nënshkrimit të protokollit teknik para se të nisë realizimi i marrëveshjes që është arritur të premten në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me menaxhimin e integruar të pikëkalimeve (IBM), e ka potencuar në një konferencë për media, edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh shefja e ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri.

Por, kjo e fundit nuk ka dhënë detaje nëse kanë filluar përgatitjet teknike për nisjen e implementimit të marrëveshjes.

Megjithatë, burime ndërkombëtare të gazetës kanë thënë se BE-ja, si palë ndërmjetësuese në dialog dhe Shtetet e Bashkuara, si mbështetëse të dialogut teknik, janë të interesuara që data e implementimit të marrëveshjes për kufijtë të jetë e përafërt më datën 26 dhjetor, datë për të cilën pala serbe është zotuar se do të nisë implementimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë të qytetarëve.
Shtuar më 06/12/2011, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori