Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit për taksën
Ka përfunduar takimi në mes të partnerëvekoalicionit qeveritar Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Takimi ishte mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa paraprakisht ka thënë se po takohen për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.
Shtuar më 28/02/2020, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori