Kreu i VV-së, Visar Ymeri dhe bashkëpartiaku i tij, Albin Kurti kanë qenë të parët që kanë dalë nga
selia e AAK'së, pas takimit me nikoqirin
Ramush Haradinaj dhe të parin e NISMA-s, Fatmri Limaj.
Takimi i liderëve dhe zyrtarëve tjerë të tri partive opozitare, në AAK, ka përfunduar, pas gati një ore e gjysmë diskutim.
Asnjeri nga ta nuk ka pranuar të prononcohet për media. Përjashtuar, liderin e AAK'së,
Ramush Haradinaj i cili i tha shkurt Gazetës
Express: "Ishte takim pune, konsultë për temat që vinë".
Por, ai nuk specifikoi nëse janë diskutuar përçarjet mes VV'së, AAK'së dhe NISMA's, e as për datën e protestës e cila, të premten, u shyte për në kohë të pa caktuar.
Haradinaj doli nga
selia e tij bashkë me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe zyrtarët tjerë të kësaj partie Jakup Krasniqi e Endrit Shala.
Para tyre, shpejtë nga takimi dolën Visar Ymeri e Albin Kurit të VV-së, shkruan Gazeta
Express.
Këta të dy se thanë asnjë fjalë se për çka diskutuan në takim. /albeu.com/.
Shtuar më 29/03/2016,
ora 17:02