Përfundon takimi, asnjë fjalë nga liderët
Udhëheqësit e koalicionit qeverisësKosovës kanë zhvilluar sot një takim të jashtëzakonshëm, në ndërtesën e Qeverisë.

Ky takim, i cili kishte nisur në pasditën e së mërkurës, ka zgjatur më shumë se dy orë.

Pas përfundimit të takimit, krerët e koalicionit nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

S'është deklaruar as kryeministri Ramush Haradinaj, e as kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Nuk kanë folur as zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Në këtë takim ishte raportuar se mund të vendosej për ndryshime të mundshme në koalicionin qeverisës të vendit.

Pavarësisht interesimit të madh të mediave, gazetarët nuk janë lejuar brenda mbledhjes, madje as në objekt fare.

Takimi është mbajtur përkitazi me zhvillimin e një seance të Kuvendit të Kosovës, me shumë pika në rend të ditës.


Shtuar më 30/01/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori