Lojtarët e klasit botëror që u penduan për kalimin te Real Madrid

Të luash për Real Madridin është një ëndërr për shumicën e futbollistëve dhe vetëm pak arrijnë ta arrijnë atë. Megjithatë, ka shembuj të lojtarëve të klasit botëror, karriera e të cilëve ka marrë një kthesë për keq në një klub legjendar.

Le të kujtojmë pesë lojtarët që nuk patën fat në Madrid.

Claes-Jan Huntelaar

Arjen Roben

Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Arjen Robben ka fituar pothuajse gjithçka që është e mundur. Ai është padyshim një nga anësorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, por Robben më mirë do të harronte kohën e tij në Real Madrid.

Futbollisti u transferua te klubi spanjoll nga Chelsea për 24 milionë euro, por nuk shkëlqeu siç pritej prej tij.

Nuri Shahin

Nuri Saheen iu bashkua Realit për 9 milionë funte nga Borussia Dortmund.

Megjithatë, qëndrimi i tij në Madrid doli të ishte një fatkeqësi. Ai bëri vetëm katër paraqitje për klubin spanjoll në La Liga pa shënuar asnjë gol.

Michael Owen

Michael Owen ishte shumë i talentuar, por për pjesën më të madhe të karrierës së tij ai u pengua nga lëndimet. Fituesi i fundit anglez i Topit të Artë u konsiderua si një ikonë në Anfield, ku shënoi rregullisht derisa u transferua te Real Madrid në 2004.

Owen përjetoi probleme fizike në fillim të kohës së tij në Real Madrid, duke u lënë shpesh në stol. Për shkak të konkurrencës nga lojtarë si Raul, Owen nuk e gjeti hapësira por ai gjithsesi arriti të shënonte 13 gola në 36 ndeshje.

Në fund të sezonit, Owen u dërgua në Newcastle dhe më pas në Manchester United përpara se të nënshkruante për Stoke ku përfundoi karrierën e tij.

Kaka

“Në vitin 2009, pranova një ofertë nga Madridi, por pas transferimit u shkatërrova sepse nuk mund ta përsërisja atë që bëra te Milani. Unë isha i humbur. Në Itali më donin të gjithë dhe në Spanjë donin të largohesha”, kujton Kaka.

Futbollisti iu bashkua Real Madridit në kulmin e karrierës së tij, në vitin 2007 fitoi Topin e Artë dhe u rendit në tre të parët për dy sezonet e ardhshme. Kaka fitoi gjithçka te Milani dhe donte një sfidë të re.

Braziliani i kushtoi Real Madridit 67 milionë euro, por me ardhjen e Cristiano Ronaldos dhe Mesut Ozilit, Kaka u detyrua të zinte një vend në stol. Edhe dëmtimet luajtën rol dhe ndikuan në karrierën e një futbollisti. Kaka u shfaq në 85 ndeshje të Real Madridit, duke shënuar 23 gola përpara se të kthehej në Milanin e tij të dashur, por ai nuk arriti të arrijë lartësitë e tij të mëparshme. /G.D albeu.com/


Shtuar 3.01.2023 13:53