Përfundon protesta, edhe këtë vit shqiptarët ndalën serbët e maskuar
Pelegrinët serb nuk kanë ardhur sot në qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin e tyre të rregullt vjetor. Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës sot ishin mbledhur që nga ora 8 e mëngjesit për të protestuar kundër ardhjes së tyre.

Ata protestuan sot n qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

"Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.


Shtuar më 06/01/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori