Përfundojnë votimet për zgjedhjet e Serbisë, 5 parti shqiptare në një listë të përbashkët
Serbia ka mbajtur sot
zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Në
Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.
Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, pesë partitë shqiptare garuan në një listë të përbashkët shkruan tch.
Në Kosovë, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “grumbulloi” votat e shtetasve serb, të cilat më pas do të dërgohen në Vranjë dhe Rashkë për numërim.
Sipas OSBE-së, në Kosovë, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 95,334 qytetarë.
Këtë formë të
votimit dhe transportimit të votave nga Kosova, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.
Votimi në Kosovë për
zgjedhjet në
Serbi, u mbajt në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Kryeministri i
Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për
zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.
Votuesit, si në
Serbi, ashtu dhe në Kosovë, janë detyruar që të vendosin maska dhe të ruajnë distancën gjatë procesit të
votimit –si masa mbrojtëse kundër koronavirusit.
Shtuar më 21/06/2020,
ora 21:51