Përfundon procesi i rinumërimit të votave
(UPDATE) Ora 15 e 30 minuta e së martës ka shënuar edhe fundin e tërë procesin të rinumërimit të 760 kutive të votimit (40 për qind të numrit të përgjithshëm të kutive) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërkohë do të vazhdohet me procesin e futjes së të dhënave edhe me procedurat e tjera.

Paralel me këtë po vazhdon edhe auditimi i formularëve, njofton Koha.

Ende nuk dihet se kur do të dilet me rezultatet e rinumërimit. Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, gjithçka do të bëhet e ditur pas raportit përfundimtar të QNR-së.
Shtuar më 04/01/2011, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori