Zjarr në afërsi të depove të naftës në Vlorë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

Një tjetër vatër zjarri mësohet të jetë aktivizuar në Vlorë në fshatin Gorisht.

Burime për Ora News bëjnë me dije se vatra paraqet rrezikshmëri të lartë pasi është afër puseve dhe depove të nartës.

Momentalisht është një zjarr i vogël i kontrollueshëm i cili s’duhet lejuar të marri përmasa të mëdha.

Zjarri përfshin pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri për shuarjen e flakëve dhe ministri Peleshi
Rreth zonës ku është aktivizuar vatra nuk ka banesa që të rrezikohen, janë vetëm depo dhe puse nafte.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Në gatishmëri për situatën ka shkuar zjarrfikësja e Selenicës e cila po përpiqet të vendosë nën kontroll flakët.

Gjithashtu një helikopter ka bërë një vëzhgim nga sipër të situatës për të parë rrezikun

Deri tani s’ka ndërhyrje nga ajri.


Shtuar 8.08.2021 19:10

Tags: ,