Përfundon numërimi i votave në Ferizaj, këto janë rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e të gjitha votaveFerizaj.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 60.59%, LDK 9.14%, Nisma 1.52%, PDK 21,99%. AAK 3.20% dhe subjektet tjera 3.56%.

Në këtë komunë të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 104 mijë e 688 qytetarë, kurse qendra të votimit kanë qenë 134.

Ndryshe, KQZ është duke vazhduar me numërimin e votave edhe në komunat tjera, ku gjatë ditës së sotme pritet të shpallen edhe rezultatet preliminare.
Shtuar më 15/02/2021, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori