Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në orën 10:00 ka mbledhur Kryesinë e partisë, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.
Para pak minutash ka përfunduar kjo mbledhje, ku nënkryetari i kësaj partie, Agim
Veliu tha se ende nuk janë duke shqyrtuar asnjë
emër për
kryeministër.
"Asnjë
emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për
kriterët, do t’i ndërtojmë
kriterët edhe për kandidatët për
kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë", tha
Veliu në një konferencë për media.
Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.
Shtuar më 26/12/2020,
ora 13:03