Përfundon marshimi për të pagjeturit
Pëlqej
Ka nisur marshi për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike. Në marsh po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Thaci, të cilët kanë vendosur edhe buqeta me lule.

Ky marsh po mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur – 30 gushti.


Marsh për ata/o që ende mungojnë! Marsh për të vërtetën! Marsh për Drejtësi!, i cili ka për qëllim që të ngrisë vetëdijen dhe në të njëjtën kohë përgjegjësinë shoqërore për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për më shumë se 1,600 persona ende të pagjetur në Kosovë, nga të gjitha grupet etnike.

Kurse, kjo ditë do të shënohet edhe në një organizim nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës-Komisionit qeveritar për persona të zhdukur në bashkëpunim me Këshillin koordinues të asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare, nga ora 16:30 në Prishtinë organizojnë marsh përkujtimor dhe vendosjen e luleve te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përballë Kuvendit të Kosovës. Të dy aktivitetet janë paraparë në sheshin “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e aktivitetit.


Shtuar më 30/08/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori