Njëri rreh nënën tjetri bashkëshorten, dy të arrestuar në Elbasan

Policia në Elbasan ka vënë në pranga 2 shtetas për veprën penale “dhunë në familje”. Një 40-vjeçar nga Elbasani ka dhunuar nënën ndërsa një 53-vjeçar nga Përrenjasi ka dhunuar bashkëshorten.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 08:56