E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Përfundon dokumentari "Letër e Djegur"
Gjakova
Kanë përfunduar xhirimet e dokumentarit “Letër e Djegur”, e autores Remzie Isufi, kushtuar vrasjes së atdhetarit, Hajdar Jupës. Premiera pritet të shfaqet gjatë muajit mars.


Dokumentari ka për qëllim ndriçimin e vrasjes së atdhetarit, Hajdar Jupa, nga Beci i Gjakovës.
Gazetari Ilir Hajdari shprehet se dokumentari ka bërë të pamundurën që e vërteta për luftën dhe aktivitetin e tij të dal në dritë.

Dokumentari është një mision shumë i rëndësishëm, sepse paraqet përpjekjen e fundit për të nxjerrë në dritë personalitetin, vrasjen dhe vendvarrin e këtij njeriu, një dëshirë kjo që e kishin ëndërruar dy brezat e familjes së Hajdar Jupës, të cilët nuk jetojnë më.

“Shpesh kam dashur të nisem në këtë rrugë, për të ndriçuar një vrasje që kishte ndodhur këtu e 67 vjet më parë, por s’ishte koha... E tani, kur erdhi koha, mungonin dëshmitarët...”, thekson protagonisti kryesor i projektit, Ilir Hajdari.


Hajdar Jupa u lind në fshatin Bec, komuna e Gjakovës, në vitin 1914.

Si fëmijë Hajdari e kishte përjetuar rëndë plagosjen e të atit nga plumbat e pushtuesve.

Babai i tij, Dervish Jupa, nga përplasjet me armikun kishte marrë 36 plagë në trupin e tij.

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, Hajdar Jupën e gjen të angazhuar si Masakra e prillit të vitit 1941 në Bec, kur serbët vranë rreth 20 gra, fëmijë e pleq, dhe kur e kishin djegur e plaçkitur gjithë katundin, e kishte nxitur Hajdar Jupën për të kapur armën, për të ndjekur çetnikët deri në Livadh të Gjakut, ku edhe kishte rënë heroikisht, në vitin 1944. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2011, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori