Ka përfunduar para pak çastesh
autopsia e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe (SPD),
Oliver Ivanoviq, i cili u vra sot në mëngjes në veri të
Mitrovicës.
Ekspertët mjekoligjorë në trupin e tij kanë gjetur gjashtë predha nga një armë e vogël.
Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e
Kosovës në rajonin e
Mitrovicës.
Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të
Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 17:43