Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës, kapen 2 persona, në kërkim një tjetër
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për Indeksonline se ka përfunduar aksioni në veriMitrovicës.

Në aksionin e sotëm janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion, ndërsa janë të dyshuar tre persona (dy prej të cilëve janë arrestuar) që kanë lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksionin policor në VeriMitrovicës, i cili ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit në kuadër të hetimeve për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se deri tashti janë arrestuar personat me iniciale R.B dhe V.B, ky i fundit djali i Zhelko Bojiq i cili është shef i operativës së PK’së pjesën veriore në Mitrovicë, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.
Shtuar më 16/10/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori