Përfshihet nga zjarri Fushë-Kosova, në flakë një depo
Një depo është përfshirë nga zjarri para pak minutash në Fushë Kosovë.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar pamje, ku shihet edhe një sasi e madhe mbeturinash afër zjarrit.

Sipas tyre, nga flakët po rrezikohet edhe një objekt që ndodhet afër depos, pasi që zjarri është i madh.

Raportohet se depoja ishte e letrave dhe për këtë arsye edhe flaka është shpërndarë shumë shpejt.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin.
Shtuar më 26/06/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori