Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Prizren
Gjatë mbrëmjes së sotme (e enjte) rreth orës 21:30 minuta, në ambientet e depos së Qendrës Tregtare “VIVA FRESH” në rrugën “Tirana” ka shpërthyer një zjarr i cili është lokalizuar nga Njësiti i zjarrfikësve.

Polica e Prizrenit sapo ka marrë njoftimin ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se zjarri ka shpërthyer në depot ku janë të vendosur frigoriferët.

Një menaxher i qendrës thotë se dyshohet se vlera e demit mund të jetë rreth 10 000 euro. Dyshohet se shkaktari zjarrit të jetë korrenti elektrik.
Hetuesit policorë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2016, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori