Pothuajse gjithçka, Shakira i bën ofertën miliona-dollarshe pas ndarjes, a pranoi Pique (FOTO LAJM)

Duket se ndarja e çiftit ikonë Shakira dhe Gerard Pique nuk do të kalohet kaq lehtë, si për vëmendjen e publikut ashu edhe për vetë protagonistët.

Edhe pse nuk janë zyrtarisht të martuar, për shkak të dy fëmijëve të tyre, ndarja e tyre nuk do të jetë aspak e lehtë nga ana ligjore. Por duket se Shakira është mjaft këmbëngulëse për të marrë kujdestarinë e plotë të Sashës dhe Milan dhe për këtë i ka bërë një ofërtë ofertën miliona-dollarshe Piques.

Sipas emisionit në YouTube ‘Chisme No Like’ bëhet me dije se autorja e hitit ëaka-ëaka i ka ofruar mbrojtësit të Barcelonës të lirohet nga çdo detyrim finanaciar ndaj fëmijëve, ajo zotohet t’i paguaj futbollistit udhëtimin në klasën e parë drejt Miamit për të vizituar fëmijët 5 herë në vit. Madje në këtë propozim Shakira është treguar bujare, pasi i ka propozuar që edhe verën, Sasha dhe Milan ta kalojnë me babain e tyre.

Dhe qershia mbi torte në këtë ofertë është se ajo i ka ofruar të mbulojë 20% të borxhit të futbollistit rreth 2.5 milionë dollarë që ai ka për shkak të çështjeve ligjore në Spanjë.

Mirëpo, të gjitha këto janë hedhur poshtë nga mbrojtësi historik i Barçes, i cili nuk i konsideron në krahasim me kohën e reduktuar që do të kalojë me fëmijët e tij.