Përfshihet nga flakët lokali në kryeqytet, evakuohen me urgjencë banorët
Një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Ata kanë bërë evakuimin e banorëve nga ndërtesa dhe lokalet përreth, ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkak i këtij zjarri ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar policia për Express.
Shtuar më 14/11/2020, ora 20:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori