Përfaqësuesit serbë: Serbët nuk do të largohen as me kërcënime nga “trojet e tyre”
Pëlqej
Përfaqësuesi i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Dusan Kozaraç është shprehur se “keqbërësit shqiptarë” nuk ia kanë arritur qëllimin e tyre të trembin serbët në veri.

Ai komentoi kështu, teksa ka marrë pjesë në kujtimin e vrasjes të dy serbëve, të cilët u masakruan 11 vjet më parë në Gorazhdevc të Pejës.

Megjithëse, nuk dihet as sot e kësaj dite se kush i ka vrarë këta serbë, Kozarac nuk ka hezituar tua hedh fajin shqiptarëve.

Kozaraç ka shtuar se edhe serbët në Kosovë nuk kanë siguri dhe se po tremben nga shqiptarët që të lëshojnë, sipas tij, trojet e tyre amtare.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanovic, tha se pret nga institucionet në Prishtinë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, që të angazhohen më shumë në zbardhjen e të gjitha ngjarjeve të tilla.

“Kemi për çdo ditë kërcënime ndaj serbëve, frikësime dhe një sërë sulmesh tjera të të cilave jemi dëshmitarë, dhe duhet që të gjithë të angazhohen që mos të ketë më situata të tilla, që kurrë të mos ndodhin tragjedi të tilla, në mënyrë që serbët dhe të tjerët joshqiptarë të mund të jetojnë normalisht dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Stojanoviç.

Por, që të dy zyrtarët, kur janë pyetur për rastin “Panda”, ku u vranë serbë dhe që dyshohet të jenë masakruar nga shërbimet sekrete serbe më 1999 nuk kane dashur të spekulojnë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 23:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori