Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, urgjentisht te Thaçi
Përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës janë ftuar në një takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas portalit "Titulli", takimi do të mbahet në Prishtinë sot dhe vjen vetëm një ditë para se delegacioni nga Lugina të takohet në Beograd me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç. Një nga përfaqësuesit që do të marrë pjesë edhe në takimin me Daçiç tha se mbledhja me kryeministrin Thaçi do të jetë konsultative dhe ka lidhje me takimin që do të zhvillohet të enjten në Beograd./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori